Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se partia që ai drejton do të qëndrojë në opozitë dhe do të respektojë vullnetin e popullit të shprehur me votë më 9 shkurt. Për të qëndrimet e LDK-së mbesin të njëjta për sa i përket formimit eventuale të qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve. ”Pavarësisht të gjithave, siç e thash në konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë. Do t’i respektoj këto preferenca, sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë

Të dashur mbështetës, vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur. Përveç kësaj, kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky! Tani, sa i përket rezultatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota.
Po, LDK do ta arrijë rreth 20%.
Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike.
Kokën lartë secili!

Swiss Digital Mobile Reklama

E rëndësishme që kemi rigjetur njëri tjetrin, jemi kthyer në bazë. E rëndësishme që kemi rikthyer veten në numrat tanë historik. Kjo është baza jonë! LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë.

Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri!
Pavarësisht të gjithave, siç e thash në Konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.

Do t’i respektoj këto preferenca sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim! Gjithsesi, për të gjitha këto do të vendosim si një! LDK është shtëpi e demokracisë! Le të presim numërimet! Le të ecim drejtë e siç dijmë ne! Dritë do të ketë sërish!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?