Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi një hap më pranë marrëveshjes për presidentin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit mbrëmjen e sotme me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimet për presidentin kaluan në një fazë më konkrete, duke konfirmuar se janë diskutuar emra konkretë. “Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit rreth parimeve për presidentin apo presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se në tërësinë e emrave të prezantuar të gjithë në masë të madhe, dikush më shumë e dikush më pak, është në vijë me parimet e dakorduara deri më tani. “Dhe në këtë drejtim, le të themi se ky është një hap përpara, meqenëse nga koncepti politik rreth parimeve kemi kaluar në emra. Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, nuk mund të bëjë publikë emrat e diskutuar.”

Ai paralajmëroi një tjetër takim për të finalizuar procesin. “Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ju lutem për mirëkuptim, nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nuk dha detaje për numrin e takimeve apo të emrave të diskutuar, duke thënë se fokusi është te arritja e një marrëveshjeje që do t’i sjellë stabilitet vendit. “Unë nuk flas me numra, sa kanë qenë, sa do të jenë, por po përpiqemi, meqë se jemi të interesuar që t’i japim stabilitet Republikës së Kosovës. Meqë se kuptojmë ndjesinë se Kosova ka shumë zëra për destabilitet e shumë pak zëra të arsyeshëm për stabilitet, duam të jemi zë i arsyes për këtë stabilitet. Presidenti i ardhshëm duhet të jetë figurë që gëzon besueshmëri dhe që i përshtatet përgjegjësisë institucionale dhe shtetërore që bart ky post”, shtoi Abdixhiku. /KosovaPress/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?