Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 15:49 Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin Këtë të hënë Gjykata e Fierit caktoi masën “Arrest në burg” deri më 17 dhjetor për Bledar Bakajn, dajën e deputetes Zegjine Çaushi, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Abrazhda: Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, s’ka dyshim për mbështetjen e Shqipërisë

Aktualitet E diel, 8 Qershor 2025 11:11
Abrazhda: Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, s’ka dyshim për mbështetjen e Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Blerina Abrazhda, në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte, duke theksuar se Shqipëria do t’i mbështesë gjithmonë aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës.
Sipas saj, pavarësisht zhvillimeve në veri të vendit, shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të vihen në diskutim. Ajo theksoi se situata gjeopolitike globale është më komplekse se kurrë më parë, duke nënvizuar rëndësinë e një pozicionimi të qartë në bllokun euroatlantik.

“Situata gjeopolitike është e komplikuar kudo në botë, nuk është vetëm rajoni ynë. Ndoshta le të themi në 20-30 vjetët e fundit nuk ka pasur situatë më komplekse se kjo që jemi sot, pavarësisht luftërave në Ballkan. Është zgjeruar shumë rrjeti i problemeve gjeopolitike që po kemi sot. Shqipëria në të gjitha nivelet e lidershipit që nga kryeministri e gjithë nivelet e tjera është përgjithmonë si suportuesi më i madh i Kosovës. E para ne suportojmë hyrjen e Kosovës në NATO dhe kjo është: patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO. Nuk ka dyshim për mbështetjen tonë, e cila do të vazhdojë gjithmonë e pakursyer. Nuk ka forum ndërkombëtar, ku kryeministri Rama, ministri Peleshi, gjithashtu edhe unë e gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme që marrim pjesë, nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe avancimi i gjithçkaje për Kosovën për hyrjen në mekanizma ndërkombëtarë”, tha ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo e cilësoi Kosovën si një projekt të suksesshëm të NATO-s dhe një shembull të arritjeve të organizatës në rajon.

Abrazhda qartëson se procesi i anëtarësimit në NATO është i vështirë për shkak të faktorëve gjeopolitikë. Ajo theksoi se mbështetja e Shqipërisë për Kosovën nuk është thjesht vëllazërore, por mbështetje shtetërore dhe strategjike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO ajo duhet që të jetë me patjetër, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh në veri të Kosovës ose jo. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran në një regjion ku mbështet integrimin euroatlantik, në një regjion ku Kosova është projekti më i suksesshëm i NATO-s, së paku që nga formimi i NATO-s. Është një nga misionet më të mëdha që NATO ka sot realisht. Duhet patjetër të hyjë në NATO. Ka një forcë të armatosur, e cila është e kompletuar, ka një sovranitet si shtet, ka Kushtetutën, i ka të gjitha elementet për të hyrë. Natyrisht, mekanizmat e anëtarësimit janë nivel shumë i lartë politik i komplikuar për arsye të ndryshme gjeopolitike. Mbështetja nuk do të mungojë, por Kosova nuk duhet ta harrojë asnjëherë që mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës nuk është vetëm mbështetja vëllazërore, por është edhe mbështetja e Shqipërisë si anëtare e NATO-s”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe p...

Tani
Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojm...

Para 16 minutash
Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri në 1.5% të investimit

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e kon...

Para 18 minutash

Zëvendësministrja përmendi edhe përkrahjen ndërkombëtare që Shqipëria ka mobilizuar për Kosovën.

“Me mbështetjen tonë është një grup i 32 shteteve që do ta mbështesin Kosovën përherë dhe gjithmonë. Nuk ka kthim prapa në çështjen e Kosovës, kjo duhet të jetë e qartë. Se çfarë shtete të tjera bëjnë dhe si organizohen ndoshta janë gabime të tyre gjeopolitike, ndoshta janë strategji të tyre që mendojnë që do të jenë më të suksesshme, por duke qenë se si bota sot është ndarë gjeopolitikisht në dy kampe të ndryshme, ne si shqiptarë të gjithë, si në Shqipëri dhe në Kosovë jemi në kampin e duhur”, tha për EO, Abrazhda.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin
Tani

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 15 minutash

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën
Para 16 minutash

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri në 1.5% të investimit
Para 18 minutash

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri n...

Më të lexuarat

1 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

2 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 19 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.