Afganët që nuk i pranoi Amerika u dërguan në Kosovë? Reagon SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgënjeshtrojnë informacionet se po dërgon në Kosovë afganë që nuk kanë kaluar procesin e sigurisë dhe që kanë nevojë për kontrolle më të hollësishme të së kaluarës.

Admbasada amerikane në Prishtinë, thotë se disa qytetarë kanë krijuar “përshtypje të pasaktë” nga raportimet e mediave se “Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë, të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara”.

Selia diplomatike sqaron se “procesi i marrjes së vizës speciale të emigrantit ose statusit të refugjatit është i ndërlikuar” dhe se ka ende disa njerëz që janë në pritje të marrjes së dokumenteve të nevojshme. Sipas marrëveshjes mes Prishtinës dhe Uashingtonit, afganët e mbërritur në Kosovë do të qëndrojnë përkohësisht në kampin ushtarak të Bondsteel.

SHKARKO APP