Aksident i frikshëm. Makina përfundon në karburant, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, si pasojë ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë janë plagosur, raporton Express.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?