FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksidentohet duke bërë ski, humb jetën biznesmeni shqiptar në Bullgari

Biznesmeni Agron Uka nga Kosova ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar teksa ishte duke bërë ski në Bansko të Bullgarisë. Lajmi është bërë me dije nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftim.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe Komuna e Ferizajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Komunës

Swiss Digital Mobile Reklama

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëqytetarit tonë, Agron Uka. Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“E nderuara familje Uka, lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të birit tuaj, bashkëqytetarit tonë, Agron Uka, na pikëlloi të gjithëve pa masë. Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, t’ju shpreh ju ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të shtrenjtit tuaj, si dhe gjithë miqve, shokëve e të njohurve të të ndjerit”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?