FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksioni i fundit, Kosova dëbon 22 lypsa nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në lagjen Velania të Prishtinës dhe ka identifikuar 22 shtetas shqiptarë, të cilët kanë qenë më qëndrim të pa rregullt në Kosovë. Këta shtetas kanë qenë të ndarë në tre familje, disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Ndërkaq, janë marrë masat për dëbimin e tyre dhe depërtimin drejt Shqipërisë, përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve përmes vendimeve për largim me forcë.

“Shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?