Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Nazarko: Është vepër e BE-së ndaj SHBA-së

I ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë një vepër e BE-së ndaj SHBA-së për t’i kërcitur dhëmbët.

Nazarko: Më dominantja nga tezat ka qenë që marrëdhëniet SHBA-BE janë ftohur. Në përgjithësi mendohet se është një vepër e BE-së ndaj SHBA-së për t’i kërcitur dhëmbët e për t’i treguar se kanë një politikë të jashtme efektive. 

Pavarësisht se politika evropiane duket më e hapur, ajo bazohet tek gjeopolitika e vjetër. Por nëse zihen amerikanët dhe evropianët, shqelmat i pimë ne. Prandaj ne duhet të kuptojmë se çfarë duan BE dhe Amerika nga ne, dhe çfarë duam ne nga ato. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?