Albin Kurti deklaron vetëm 16 euro e 14 cent në llogari

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti, ku bie në sy një rënie e kursimeve personale dhe rritje e shpenzimeve për banesën.

Sipas deklarimit, Kurti ka vetëm 16 euro e 14 cent në llogarinë e tij bankare, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar, kur kishte deklaruar rreth 1800 euro kursime.

Ndërkohë, në emër të bashkëshortes janë deklaruar rreth 19,500 euro kursime, si dhe një kredi e mbetur prej 160 mijë eurosh. Gjithashtu, janë përfshirë edhe kursime të vajzës në vlerë prej rreth 2,050 eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e pasurive të paluajtshme nuk ka ndryshime, ku përmendet banesa në pronësi të bashkëshortes, me vlerë rreth 530 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me rritjen e qirasë së banesës, e cila ka shkuar në 350 euro në muaj, nga 250 euro që ishte një vit më parë.

Sa i përket të ardhurave, Kurti ka deklaruar rreth 21,315 euro në vit nga paga si kryeministër, ndërsa bashkëshortja e tij ka të ardhura vjetore prej rreth 51 mijë eurosh.

Deklarimi i fundit ka tërhequr vëmendje për nivelin minimal të kursimeve personale të kreut të qeverisë, në kontrast me detyrën që mban.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?