Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot emëroi Nenad Stanojeviqin, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviqin, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Kosovës.

Kurti, siç u bë e ditur në komunikatë, i uroi ata për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq./KosovaPress

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?