Albin Kurti me vesin shqiptar të ligësisë ndaj Vjosa Osmanit

Nga Nikoll Lesi-

Kosova ka hyrë në një moment politik vendimtar. Brenda pak ditësh duhet të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës, në të kundërt vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill, ndërsa afatet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit po ngushtohen çdo ditë, e ku pika finale mbetet 4 marsi.

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se nuk i ka votat për zgjedhjen e presidentit ka hapur menjëherë debatin politik në Prishtinë. Sipas tij, shumica qeverisëse mund të arrijë rreth 66 vota, por jo pragun prej 80 deputetësh që kërkohet në dy raundet e para të votimit. Megjithatë, në politikë shpeshherë mungesa e votave është më shumë çështje vullneti sesa pamundësie reale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse pyetja kryesore sot në Kosovë nuk është nëse ka vota, por nëse Albin Kurti dëshiron realisht rikandidimin e Vjosa Osmanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidentja aktuale është kthyer gjatë mandatit të saj në një nga figurat më të njohura ndërkombëtarisht të Kosovës. Marrëdhëniet e saj të drejtpërdrejta me lidershipin amerikan, Donald Trump dhe kontaktet e konsoliduara në arenën ndërkombëtare kanë qenë një aset i rëndësishëm për një shtet që ende përballet me mungesë njohjesh dhe me pengesa në organizatat ndërkombëtare.

Në një kohë kur shumë vende përpiqen të krijojnë ura komunikimi me Uashingtonin, Kosova duket se rrezikon të heqë dorë vetë nga një figurë që ka ndërtuar akses politik në nivelet më të larta ndërkombëtare. Për një shtet që ende nuk është anëtar i OKB-së dhe përballet me mosnjohje nga disa vende të BE-së dhe NATO-s, pesha diplomatike e presidentit nuk është çështje ceremoniale, por strategjike.

Dhe Vjosa Osmani është figura më emblematike e karizmatike që mund ta përfaqësonte Kosovën si kryetare shteti.

Vizita e fundit e Kryeministrit Kurtit në Prekaz dhe sinjalet politike që vijnë nga rrethi i tij kanë shtuar dyshimet se kryeministri po kërkon një emër tjetër për postin e presidentit. Në skenë përmenden figura nga familja Jashari, një simbol i padiskutueshëm kombëtar, si komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari apo ish-kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.

Një kandidaturë nga familja Jashari do ta vendoste opozitën në një pozitë të vështirë politike, pasi kundërshtimi i një emri të tillë do të interpretohej lehtësisht si qëndrim kundër simbolikës së luftës së Kosovës. Por njëkohësisht, kjo do të shënonte edhe largimin politik të Vjosa Osmanit nga maja e shtetit.

Nëse Kurti e ka kaq me dashamirësi familjen Jashari pse nuk e merr njerin prej dy emrave si zv/kryeministër? E ka me kollaj, sepse votat i ka për qeverinë, por nuk është aty synimi i tij. Ai do që me kokën e Jasharve të godasë Presidenten aktuale, e cila ka shprehur deshirën për rikandidim.

Kjo mbetet ligësi kryeministrore, por që nuk mungon te Kurti ndaj Vjosa Osmanit.

Albin Kurti ka ndërtuar profilin e tij politik mbi figurën e liderit të pakorruptueshëm dhe populist, një imazh që i ka sjellë fitore elektorale. Por drejtimi i Kosovës sot kërkon më shumë sesa kapital politik të brendshëm. Ai kërkon ndikim ndërkombëtar, aleanca dhe përfaqësim diplomatik të fortë.

Në këtë pikë, shumë analistë në Prishtinë shohin një paradoks ku ndërsa Kosova ka nevojë për më shumë mbështetje ndërkombëtare, politika e brendshme rrezikon të dobësojë një nga figurat që e ka ndërtuar këtë mbështetje e që është Vjosa Osmani.

Por Albin Kurti mbetet ai, tipiku shqiptar-bajraktar-ziliqar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?