Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albin Kurti në 54-vjetorin e Universitetit të Prishtinës

Aktualitet E enjte, 15 Shkurt 2024 18:51
Albin Kurti në 54-vjetorin e Universitetit të Prishtinës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albin Kurti-

Sot është ditëlindja e Universitetit të Prishtinës! Sivjet, Universiteti i Prishtinës është bërë 54 vjeçar. Ai është institucioni shkollor më i rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, ku janë shkolluar dhe formuar elitat intelektuale, kulturore dhe politike të shoqërisë tonë, që u kanë prirë proceseve për progres shoqëror, për rezistencë dhe çlirim si dhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Mund t'ju interesojë

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Tani
Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Para 4 minutash
Rama vendos sërish “karriget e dialogut”: Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe

Rama vendos sërish “karriget e dialogut”: Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon n...

Para 27 minutash

Në Kosovë, universiteti u kërkua politikisht në demonstratat e vitit 1968, ku një nga parullat kryesore ishte “Dum Universitet”. Më 18 nëntor 1969, Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin mbi Themelimin e Universitetit në Prishtinë. Më 13 shkurt të vitit 1970, i zhvilloi punimet Kuvendi i Parë i Universitetit të Prishtinës, ku u ngritën strukturat drejtuese të tij: u zgjodh Pleqësia me 29 anëtarë, u zgjodh rektor Profesor Dervish Rozhaja, si dhe u zgjodhën prorektorë Minir Dushi dhe Bozhidar Jovanoviq. Dy ditë më pas, më 15 shkurt 1970, në një mbledhje solemne u themelua Universiteti i Prishtinës, duke e hapur një epokë të re për jetën universitare, shkencore dhe shoqërore në Kosovë.

Swiss Digital

I themeluar fillimisht mbi tre fakultete, ndër vite Universiteti i Prishtinës shkoi duke u rritur dhe zgjeruar derisa tani ka 14 fakultete, me dhjetëra departamente dhe dhjetëra programe bachelor, master dhe të studimeve doktorale. Mijëra studentë kanë studiuar dhe janë diplomuar në Universitetin e Prishtinës, teksa i kanë inicuar dhe prirë shumë proceseve shoqërore dhe politike. Studentët e UP-së ishin zgjues të vetëdijes politike në protestat e vitit 1981, sikur edhe në protestat e viteve 1989 e 1990 dhe në lëvizjen studentore të viteve 1997 dhe 1998; studentët e UP-së ishin ideatorët e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në vitet 1990-’91; studentë të UP-së u bënë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; studentë të UP-së ishin firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2008; studentë të UP-së kanë shtruar dhe ndjekur rrugë akademike dhe shkencore të suksesshme në fusha të ndryshme në Kosovë dhe nëpër botë.

E mbarë qoftë rruga dhe udhëtimi i Universitetit të Prishtinës edhe në dekadën e gjashtë të tij: me lexime dhe studime; me ligjërata dhe provime; me hulumtime dhe botime; për shkencë dhe dije; për art dhe kulturë; për edukim dhe arsim; për universalen dhe publiken; për shoqërinë dhe shtetin; për progresin dhe mirëqenien; për historinë dhe të ardhmen!

Urime ditëlindja e 54-të e Universitetit të Prishtinës, studentëve të tij, stafit akademik dhe administrativ, si dhe të gjithë shoqërisë sonë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Tani

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 4 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 9 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 9 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 31 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.