Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:23 Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit Loris Karius po përjeton një rilindje të vërtetë sportive në futbollin gjerman. Portieri i Schalke 04 po zhvillon një sezon pozitiv, duke u kthyer…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albin Kurti: Shqiptarët do të jenë vetëm konsumatorë në “Jugosllavinë e katërt”

Kosova E diel, 27 Shtator 2020 15:59
Albin Kurti: Shqiptarët do të jenë vetëm konsumatorë në “Jugosllavinë e katërt”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur sërish kundërshti për krijimin e minishengenit ballkanit, duke thënë se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë në “Jugosllavinë e katërt” do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe dhe do të përfitojnë vetëm tarifë për kamionët e saj.

Kurti ka bërë një deklaratë të tillë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, të mbajtur online, ku nënvizoi se Kosova është e kanosur nga tre rreziqe.; pandemia, marrëveshjet me Serbinë dhe Gjykata Speciale. Duke folur për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, Kurti thekoi se, është dëmtuar pozitiva ndërkombëtare e Kosovës.

Kreu i VV-së tha se është hera e parë që një qeveri e Kosovës rreshtohet pas njërit kandidat amerikan për President dhe pranohen që t’i bëhen lëshime Serbisë. Sipas Kurtit, me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Serbia bëhet palë e politikave në sistemin elektro-energjetik të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në marrëveshjen e 4 shtatorit u nënshkrua që Serbisë t’i hapet dera për pretendime territoriale në Kosovë, duke e njohur atë si palë, sa i përket konsiderimit ekonomik të Liqenit të Ujmanit. Liqeni i Ujmanit është tërësisht në pronësi të Kosovës, toka mbi të cilën është vendosur ai ujë, është pronë e Kosovës, edhe nëse është në Serbi. Fakti që Serbia njihet si palë për administrimin e pronave të Kosovës, është një prapakthim i madh, i cili vjen prej një qeverie pa legjitimitet dhe pa pikë patriotizmi”, u shpreh lideri i VV-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurti tha më tej se, gjithashtu pranimi i minishengenit është në disfavor të Kosovës, duke theksuar se, Serbia do të forcohet shumë ekonomikisht duke u bërë lider në rajon nga kjo marrëveshje. Sipas Kurtit ky pakt nuk ka të bëjë me tregëtinë e lirë pasi të gjitha vendet janë pjesë CEFTA-s, por lidhet me krijimin e një tregu të përbashkët.

Mund t'ju interesojë

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Para 23 minutash
Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37

“Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje për Jugosllavinë e katërt siç e kemi thënë ngahera. Ajo nuk po bëhet me ushtri si dikur, por po bëhet me mjete të neoliberalizmit, me rrugë e hekurudha që e nxjerrin Beogradin në Adriatik. Shqiptarët, të Kosovës e të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe, e do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionave të Serbisë”, tha ai.

Kurti tha se nga marrëveshja në Uashington, Serbia ka arritur një fitore të shumëfishtë pasi fitoi dhe rehabilitim të plotë para Amerikës. “Kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpi të Bardhë, e tash e dërguan dhe e mundësuan këta një gjë të tillë. Nga ish kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, të cilin e vranë në mars të vitit 2003, asnjë lider serb, as president as kryeministër, nuk kishte arritur të hynte në Shtëpi të Bardhë, deri tash kur ky Koti u bë qilim i kuq për Vuçiçin e Serbisë. Nuk do të mundej Vuçiçi, ish bashkëpunëtori i Milosheviqit, të shkonte në Shtëpi të Bardhë e të merrte nderime e çelësa nga presidenti Trump, po të mos ia kishin shtrënguar dorën më parë, shumë shpesh, politikanët tanë, e sidomos Thaçi e nganjëherë edhe Mustafa. Jo vetëm që mori dhurata nga presidenti Trump, por Vuçiqi fitoi edhe hapjen e bankës amerikane të investimeve në Beograd”, tha ai.

Në fund, Kurti foli dhe për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjykatën Speciale, ku tha se kur VV kundërshtonte ngritija e këtij tribunal 5 vjet më parë, Thaçi i quante tradhëtarë. “E futën në Kushtetutë, Gjykatën Speciale duke e shndërruar atë në pjesë të themeleve dhe tavanit të republikës sonë. Sot nuk mund ta ndalim atë gjykatë. Unë publikisht kam thënë në parlament, se po të jetë në qeveri Vetëvendosje!, ne do t´i mbronim luftëtarët e UÇK-së. Është për të ardhur keq se si askush nga qeveria e nga presidenca, pra nga institucionet tona, nuk po e çel gojë. Kur po arrestohen me polici speciale në mes të Prishtinës veteranët e luftës, krerët e institucioneve po heshtin”, përfundoi kurti.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit
Para 1 minute

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 23 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 23 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 25 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.