Aleanca refuzon takimin me Haxhiun: Nuk pranojmë zvarritjen e krizës

Aleanca ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, me liderët e partive politike, duke vlerësuar se takimi nuk synon zgjidhjen e krizës institucionale.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në një letër drejtuar Haxhiut, ka deklaruar se ajo nuk ka legjitimitetin për të marrë rolin e “unifikueses së spektrit politik”, pasi nuk është presidente e zgjedhur e Kosovës.

Gjini ka akuzuar Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se takimin po e kërkojnë jo për të gjetur një zgjidhje, por për të bartur përgjegjësinë te partitë e tjera për një vendim që, sipas tij, tashmë është marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po synon ta zgjasë krizën institucionale deri në një moment që i përshtatet për organizimin e zgjedhjeve të reja. “Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi”, ka shkruar Gjini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shtuar se nëse LVV-ja realisht kërkon mbështetjen e Aleancës për tejkalimin e krizës, atëherë duhet t’i marrë parasysh “gjashtë pikat e Aleancës”, të cilat, sipas tij, përbëjnë bazën për një zgjidhje të situatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?