Vuçiç: Bisedë e shkëlqyer me Ramën për “Shengenin e Ballkanit”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi sot se ka zhvilluar një bisedë telefonie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.

Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor“, shkroi Vuçiç në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

Vuçiç , më parë, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas edhe me vendet e tjera, për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti i parë midis tre liderëve u mbajt në Novi Sad të Serbisë, më 10 tetor, ku u  nënshkrua një deklaratë e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Në konferencën e përbashkët për media, Vuçiç pati thënë se synim i kësaj nisme është që deri në fund të vitit 2021 të krijohen kushtet që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë kufijtë e tri vendeve me letër-njoftime. Ai ka thënë se me masa “më konkrete” të zbatimit të kësaj nisme, përfaqësuesit e tri vendeve, do të dalin në takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Ohër, më 10 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në Tiranë dhe Prishtinë kjo nismë mes tre vendeve shihet e gabuar dhe si një lëvizje që favorizon ekonominë serbe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?