Ambasada e Kosovës në Itali: S’ka kosovarë të prekur nga koronavirusi

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të prekur me Coronavirus.

Në njoftim thuhet se Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano, janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Coronavirus – Covid 19 në Itali.

“Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova. U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada ka njoftuar se për çdo eventualitet numri i emergjencave në Romë është: +393274526991; dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, në vetëm dy ditë në Itali të prekurit me Coronavirus kanë tejkaluar numrin 130, me 90 vetëm në Lombardi, e shumë të tjerë në Veneto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?