Ambasadori amerikan, Hovenier: Mbështesim popullin e Kosovës, por kemi mosdakordësi me qeverinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, thotë se disa nga zgjidhjet politike të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, e kanë bërë më të vështirë përmbushjen e synimeve të përbashkëta.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Gjakovës në perëndim të vendit, i pyetur nga gazetarët rreth marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kosovën. “Siç e kam thënë shpesh, ne kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi dhe do të jemi me popullin e Kosovës.

Kjo nuk nënkupton që ne do të pajtohemi me çdo zgjidhje nga çdo qeveri e Kosovës. Qeveria amerikane dhe të gjithë partnerët tanë si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Bashkimi Evropian, kanë vlerësuar se disa nga zgjidhjet politike të qeverisë së kryeministrit Kurti e kanë bërë më të vështirë përmbushjen e gjërave që ne synojmë së bashku”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?