Ambasadori britanik apel politikanëve në Kosovë: Mos bëni politikë me koronavirusin
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë, që në kohën e krizës së koronavirusit të mos merren me politikë.
Në një postim të bërë në Facebook, ai ka theksuar: “Në këto kohë të vështira, bashkëpunimi mes komuniteteve siç e pamë atë në mes të ministrit Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiqit dhe në mes të kryetarit të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri dhe atij të Veriut, Goran Rakiq, është i mirëpritur dhe për t’u përshëndetur. Siç ka thënë mbretëresha dje, nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. Nuk ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, thote Abott.