Ambasadori francez: Zgjedhja e presidentit, përgjegjësi e partive politike
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se është çështje e partive politike të gjejnë mënyrën e duhur për zgjedhjen e presidentit.Ai për KosovaPress, i sheh si hap pozitivë takime e fundit që janë zhvilluar në mes të partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Siç u shpreh ambasadori, Guerot edhe Kushtetuta e Kosovës e bën të nevojshme që partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën. “Mendoj se është shumë mirë që partitë politike po flasin me njëra-tjetrën. Është e tyre që të gjejnë një zgjidhje. Kuadri institucional i Kushtetutës së Kosovës e bën të nevojshme që partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën. Sigurisht, nuk dua të komentoj për këto diskutime tani sepse është çështje e tyre që të gjejnë mënyrën e duhur për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ambasadori francez.
Ambasadori francez beson se subjektet politike dhe institucionet në Kosovë qetësisht do të punojnë për zgjedhjen e shefit të shtetit. I pyetur për një emër konsensual për president, ambasadori francez, Olivier Guerot deklaroi se nuk dëshiron t’i komentojë politikën e brendshme, por shprehet i lumtur që institucionet po funksionojnë.
Gjatë kësaj interviste për KosovaPress, ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot është shprehur i lumtur që pas një viti Kosova ka themeluar institucionet e saja. Deri më 4 mars 2026 presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Ndërsa, kryeministri i Kosovës ka zhvilluar takime me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku temë diskutimi ishte çështja e presidentit./Kosovapress/
KOHA JONË SONDAZH

