Ambasadori rus në Beograd: Rezoluta 1244 bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, ka thënë se kthimi në Rezolutën 1244 është baza dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Këto komente ambasadori rus i ka bërë me rastin e 21 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1244 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe, ambasadori rus ka vlerësuar se rezoluta mbeti në harresë dhe se mosrespektimi i saj është një burim paqëndrueshmërie në rajon dhe Evropë, dhe arsyeja pse një zgjidhje e përhershme për Kosovën nuk është arritur ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot flitet shumë për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, në çfarë mënyre, cili është qëllimi, cila është zgjidhje e mundshme. Rezoluta 1244 ka mbetur në harresë te partnerët tanë perëndimorë, megjithëse ka rëndësi thelbësore. Nëse do të respektohej në masën e nevojshme, atëherë nuk do të mendonim për ndonjë dokument tjetër”, tha ambasadori rus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?