Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Kosova E mërkurë, 12 Nëntor 2025 22:01
Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka sjellë prova dhe fakte, dëshmi konkrete të mënyrës se si është zhvilluar lufta në Kosovë dhe se cili ka qenë roli i secilit prej tyre. Është theksuar se në atë kohë nuk ka pasur hierarki të UÇK dhe shtabi i përgjithshëm ka vepruar kryesisht në aspektin politik të njohjes së realitetit në Kosovë, duke kërkuar mbështetje konkrete.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

James Rubin, Uesley Clark, Uilliam Ualker dhe Bernard Kouchner janë dëshmitarët e thirrur nga Mbrojtja. Secili prej tyre ka ushtruar funksione të rëndësishme në atë periudhë të vështirë në Kosovë. James Rubin, Ish-ndihmës sekretar i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtor kryesor i seretares Madeleine Albright, gjatë dëshmisë, Rubin bëri të qartë se ndryshe nga sa pretendon prokuroria speciale, Thaçi nuk kishte kontroll të efektshëm komandimi mbi strukturat ushtarake. Pra, ai rrëzon thelbin e aktakuzës.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 15 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 15 orësh
Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Para 17 orësh

“Unë mendoj vërtetë se kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi kjo është një mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht. Sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur e ka iniciuar krijimin e ish-tribunalit të Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim kolektiv për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”, është shprehur Rubin. Ai tha se nuk kishte informacion që t’i lidhte Thaçin ose edhe Jakup Krasniqin me akuzat për ekzekutime. Madje, informacione të tilla nuk ka as një agjenci prestigjoze si CIA amerikane, ajka e inteligjencës botërore. Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion, që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me z. Krasniqi as me z. Thaçi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rreth 25 vite që jam larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miqtë dhe shokët e mi kishin mundësi që të më jepnin informacione që kishin qenë informacione inteligjente CIA, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna apo informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së.

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka dëshmuar juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, i cili është ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë 1999-ës. Williams tha se delegacioni i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje, ishte pro angazhimit për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ai pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së dhe për këtë ishin dakord. Willimas tha se delegacioni kosovar e donte Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë si mekanizëm të drejtësisë në Kosovë.

Pra, ata nuk kishin asgjë për të fshehur! Këta dëshmitarë, ish zyrtarë perëndimorë të nivelit të lartë, ushtruan funksione në kohën e luftës. Ata patën kontakte të drejtpërdrejta me Thaçin dhe të tjerët. Ata nuk morën informacione, apo dokumente nga Serbia, por ishin në Kosovë në atë periudhë kohore për të cilën sot në bankën e të akuzuarve janë liderët e UÇK-së. /TCH/

Etiketat e lidhura

UCK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 1 minute

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 9 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 15 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 35 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.