Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analisti Muja: Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, zgjedhjet e reja mbahen në maj

Kosova E martë, 17 Dhjetor 2019 13:53
Analisti Muja: Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, zgjedhjet e reja mbahen në maj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit i certifikoi më 27 nëntor, por që ende nuk ka një marrëveshje në mes dy partive, Vetëvendosjes që doli e para dhe LDK që doli e dyta në zgjedhje.

Kjo marrëveshje ka ngecur pasi që LDK insiston që të përfshihet edhe posti i presidentit gjë që po refuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por është dikush që shprehet optimist për një koalicion në mes të dy partive.

Madje analisti politik Armend Muja mendon se koalicioni do të ndodh shpejt. Muja shprehet i bindur që së shpejti do të ketë edhe konstituim të Kuvendit të Kosovës.

“Si përfundim unë mendoj se do ketë koalicion në mes këtyre dy partive dhe po e them këtë për disa arsye dhe mes të tjerash është edhe nevoja që Kosova ta aprovojë buxhetin që është miratuar më 31 tetor në Qeveri sepse në fund të shkurtit qeveria ndalon sepse nuk ka mjete për të funksionuar më tepër. Unë mendoj po ashtu se parlamenti do të konstituohet dhe pastaj pas konstituimit palët kanë ende kohë për të vazhduar. Kushtetuta do jetë e heshtur se sa ditë dhe javë duhet të shkojnë. Unë mendoj se partitë duhet të marrin aq kohë sa iu duhet në mënyrë që në fund me ardhë tek një zgjedhje, e cila është megjithatë një ndryshim prej qeverisjeve të kaluara dhe nuk e kisha parë diskutimin e gjatë të pazakonshëm megjithatë ajo që është e rëndësishme që ne si votues dhe opinionistë kemi qenë kundër që të krijohen qeveri vetëm shkel e shko por kemi dashur të krijojmë një qeveri “ka mandat të qartë, legjitimitet të qartë“, tha Muja për KosovaPress.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lidhur me kërkesën e LDK për postin e presidentit, Muja vlerëson se kjo parti duhet ta kuptojë që Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje, por që edhe Vetëvendosje duhet të bëjë lëshime.

“LDK-ja nuk është parti e parë, është parti e dytë. Sa më lehtë që e kupton aq më mirë. Vetëvendosje duhet ta kuptojë që duhet të bëjë lëshime për me i akomoduar kërkesat që janë të domosdoshme nga partneri qeveritar. Tek puna e presidentit është shumë e logjikshme që ne nuk mund të votojmë një president i cili nuk e dimë se kush është, dhe unë këtu mendoj se Vetëvendosje ka të drejtë. Është e drejtë e Vetëvendosjes me insistu që ta ketë një kandidat qoftë edhe nga LDK-ja që të jetë i testuar në popull dhe po ashtu të ketë një legjitimitet popullor”, u shpreh Muja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në aspektin se a ka gjasa që LDK të krijojë Qeverinë me ndonjë parti tjetër nëse Vetëvendosje si e para në zgjedhjet e 6 tetorit dështon t’i krijojë institucionet, Muja tha se ky do ishte një skenar për të cilin mungon guximi nga LDK-ja.

Prandaj analisti politik ka këshilluar Lidhje Demokratike të Kosovës që ta shfrytëzojë këtë momentum për që qenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Sipas tij nëse nuk ndodh koalicioni mes VV-së dhe LDK-së ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje në maj, dhe betejën kryesor ai e sheh në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të krahut të luftës PDK-së, AAK-së dhe Nismës, pasi sipas tij LDK do të dobësohet duke kaluar si e partia e tretë krahasuar me zgjedhjet e 6 tetorit.

“Me këtë rrjedh kohore atëherë vendi ishte dashur të shkoj në maj marr parasysh edhe fushatën zgjedhore. Në zgjedhjet e ardhshme unë mendoj që në mes këtyre dyjave do ketë një kamping, betejë kryesore nuk do të jetë më VV me LDK-në. Beteja kryesore do të jetë Vetëvendosje me ish partitë e krahut të luftës PDK-AAK-NISMA, kurse LDK nuk e shoh më si palë të rëndësishme politike. Për këtë arsye është e rëndësishme që LDK ta shfrytëzoj këtë momentum nëse dëshiron me ndikua në kursin dhe drejtimin e vendit…E kam të konfirmuar Vetëvendosje tani ka mbështetje mbi 30 përqind kurse LDK ka mbështetje më të vogël sesa që e kishte në zgjedhjet e kaluara. Kjo është pa asnjë dyshim”, tha Muja.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

11 Nëntor 2026, 08:21
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime të shumta, madje kanë paralajmëruar edhe intensifikim të takimeve me qëllim të një marrëveshje për krijim të qeverisë.

Etiketat e lidhura

majmarrëveshjeVV-LDKZgjedhjet e reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 22 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 38 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 39 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 47 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.