Analizë e shkurtër e intelektualit të njohur Veton Surroi për situatën në Kosovë

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka bërë një rikapitulim të asaj që ndodhi të mërkurën, kur në Kuvend u votua mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, e që ai e ka quajtur furtuna e djeshme dhe se çfarë e pret vendin në ditët dhe javët në vazhdim.
Postimi i plotë i Surroit në Facebook
“Pra, rikapitulim pas furtunës së djeshme:
1. Qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pos ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.
2. Është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, një tentim uzurpimi pushteti me pretekst COVID-19.
3. Çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual heqje me vendosje të reciprocitetit. Një proces i këtillë është konfirmuar në bisedat që i ka pasur kancelarja Merkel me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Një proces i këtillë është pranuar nga ana e Serbisë. Kjo tashmë është temë dytësore.
4. Meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nule për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës , institucion i vetëm i autorizuar për të zhvilluar negociatat me Serbinë, kur të krijohen kushtet për këtë. Qeveria e Kosovës ka obligim të merret urgjentisht me COVID-2019 .
5. Do të ketë Qeveri të re, sipas procedurave kushtetuese për ta zëvendësuar një Qeveri në dorëheqje (neni 100, pika 6) dhe brenda kushteve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?