Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku nuk merr votat e nevojshme
Kosova E Premte, 11 Shtator 2026 12:44
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Gola mori 101 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, duke siguruar kështu zgjedhjen në pozitën e dytë në parlamentin e shtetit.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar Vlora Çitakun për këtë pozitë.
Megjithatë, Çitaku nuk arriti të zgjidhet. Ajo mori 44 vota pro, një kundër dhe 56 abstenime.
KOHA JONË SONDAZH

