Arian Çani: Rama takohet me Thaçin në vilën qeveritare në Vlorë
Gazetari Arian Çani është shprehur publikisht se personi që e ka pritur kryeministrin në Vlorë është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
I pranishëm në studion e emisionit të tij “Zonë e lirë”, Çani tha se Rama nuk është kthyer për në Tiranë, por ka shkuar në Vlorë, ku e priste Thaçi.
“Atje e pret Thaçi, Ramsin, do bëjnë dhe plazh a kushedi, se kohë e mirë është…”– tha Çani ndër të tjera.
Mbrëmjen e sotme Top-Channel, publikoi një video ku shihej se si makina me të cilën lëviz kryeministri Edi Rama ishte futur në vilën e qeveritarëve në Vlorë.
Presidenti kosovar u akuzua nga prokurori special për krimet e Luftës. Pas kësaj filloi rënia pikiatë e Presidentit kosovar, çka solli dhe anullimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë.