Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:59 Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League Humbja ndaj Bournemouthit komplikon objektivat e Milanit në Europa League. Gabimet individuale, mungesa e reagimit dhe zgjedhjet taktike të Ruben Amorimit ngrenë pikëpyetje për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arian Starova: “Me mendjen në Washington DC – 27 qershor”

Forum E hënë, 22 Qershor 2020 22:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arian Starova –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në 27 qershor në Washington DC, zhvillohet një takim i nivelit të lartë ndërmjet delegacioneve zyrtarë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë me ndërmjetësimin e Sh.B.A.-së.
Në 18 qershor, pikërisht nëntë ditë përpara takimit të delegacioneve qeveritarë të Kosovës dhe Serbisë në Washington dhe përgjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm rus Lavrov në Beograd, në “Rossiyskaya Gazeta” dhe “Serbian Kurir” u botua njëkohësisht një shkrim me autorë të përbashkët ministrat e jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiç. Përmbajtja, autorësia e këtij shkrimi dhe koha e botimit të tij besoj se do t’ia vlenin të shqyrtoheshin imtësisht.
Megjithatë, janë të paktën edhe katër arësye të tjera për t’a bërë këtë. E para, ngulmimi ruso-serb në përhapjen e të pavërtetave naive dhe të përsëritura të cilat ndërfuten si punëprishëse në debatin ndërkombëtar mbi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. E dyta, rëndësia themelore e një marrëveshjeje sa më të shpejtë të mundëshme Kosovë-Serbi në dobi të të dy vendeve dhe të sigurisë e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor. E treta, paralajmërimi se Rusia dhe Serbia nuk do t’a njohin Kosovën qoftë edhe duke e sakrifikuar anëtarësinë e Serbisë në Bashkimin Europian. E katërta, vetëdijësimi i shqiptarëve se arritja e një marrëveshjeje të tillë historike nuk mund të bëhet pa lëshime të ndërsjelltë.
Paraprakisht do të doja të merrem me pjesën “tymnajë” të atij shkrimi. Ndonëse diçka e pazakontë për një shkrim me dy bashkautorë të cilët janë aktorë të mirënjohur të politikës ndërkombëtare, në të janë rrjeshtuar disa fakte të gënjeshtërt të stërthënë, por për të cilët nuk mund të heshtet, të cilët duket se bashkëautorët e shkrimit i kanë lëshuar pa i besuar vetëm si tymnajë demagogjike për opinionin publik. Në të mund të lexohet se gjendja në Kosovë është e keqe, se kriminaliteti është i përhapur, se gjendja politike është e rrëmujëshme dhe e rrezikshme për sigurinë rajonale, se pamvarësia e Kosovës që shpërfilli ligjin ndërkombëtar dhe Rez. 1244 ka dështuar dhe se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së nuk e njohin, se gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës nuk po vepron, se serbët janë të pasigurtë, se është ndohtur me lëndë radioaktive territori serb nga bombardimet e 1999-ës, se vazhdon artikulimi publik në Prishtinë dhe Tiranë për Shqipërinë e Madhe, se nuk është bërë asgjë për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe [Zajednica], etj. Përmendja e fakteve të tillë është po aq e gënjeshtërt sa sikur të thuhej se Krimea [Ukrainë], Abkhazia dhe Osetija e Jugut [Gjeorgji], nuk janë pushtuar nga Rusia.
Megjithatë, raportet e ndryshëm ndërkombëtarë mbi Kosovën tregojnë krejtësisht të kundërtën e asaj çka thonë bashkautorët e shkrimit. Ata flasin për sukseset e arritura nga Kosova si shtet i pamvarur, por është e natyrëshme që, ashtu si edhe të gjithë shtetet e tjerë, ky vend të ketë probleme dhe sfida të larmishme të zhvillimit. Edhe dialogu Kosovë-Serbi, ndonëse i ndërprerë, për rreth dy vjet tregon se pamvarësia e Republikës së Kosovës është tashmë një fakt gjeoplitik.
Si për t’a hedhur vetë poshtë pjesën e gënjeshtërt [dështimi i pamvarësisë së Kosovës] të shkrimit të tyre, të dy bashkautorët e pranojnë në heshtje domosdoshmësinë e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Problemi i tyre edhe kur e ritheksojnë idenë e respektimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së [që thotë se Kosova është pjesë e Serbisë] është diçka tjetër. Sipas burimit mediatik informues EurActiv-it, në 18 qershor, Vuçic është i gatshëm që t’a sakrifikojë edhe anëtarësimin në BE të Serbisë duke u shprehur me këto fjalë – “Duke iu përgjigjur një oferte të mundëshme [për Serbinë] që t’a njohë Kosovën dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe që ne të mos marrim asgjë si shkëmbim, përveç anëtarësimit në BE, përgjigja jonë do të jetë jo”.
Synimi i vërtetë i shkrimit ka qenë parapërgatitja e opinionit publik për takimin e nivelit të lartë në Washington DC, në 27 qershor. Këtij synimi i shërbeu edhe vizita e Ministrit të Jashtëm rus Lavrov në Serbi dhe takimi i tij me Presidentin Aleksandër Vuçiç.
Nëpërmjet disa ideve të shprehura atje-këtu si në shkrimin e lartpërmendur edhe në deklaratën e përbashkët për shtyp Vuçiç-Lavrov të tilla si “qëndrimi i ShBA-së BE-së ndaj çështje së Kosovës është shpërfillës ndaj mendimeve të shteteve të interesuar”, “ShBA dhe BE janë duke konkurruar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, “çdo zgjidhje e arritur duhet tërespektojë Rezolutën 1244 të PKB-së”, “Serbia është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik me Rusinë”, “Serbia i është mirënjohëse Rusisë për mbështetjen e tërësisë tokësore dhe të sovranitetit të saj”, “miratimi i Rusisë është i domosdoshëm për çfarëdo marrëveshjeje të arritur”, “Rusia do të pranojë vetëm atë marrëveshje që është e pranueshme për Serbinë”, etj., Serbia dhe Rusia e shprehën fare të qartë qëndrimin e tyre ndaj takimit të Washingtonit.
Përfundimi i parë i sigurtë që do të mund të thuhej për takimin e 27 qershorit duket se është vështirësia e madhe e këtyre bisedimeve dhe përballja e të dyja palëve me sfida të forta. Dhe natyrisht, ai takim nuk mund të jetë i përqendruar vetëm në çështjet ekonomike të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Dhe rrjedhimisht, ky takim do të pasohet nga të tjerë. Dhe sigurisht, edhe BE do të luajë rolin e saj si në Washington edhe në Europë. Dhe as Rusia si pjestare e Këshillit të Sigurisë të OKB-së me të drejtë vetoje nuk do të mund të shpërfillet. Dhe pashmangësisht, të dyja palët biseduese shqiptare dhe serbe do të duhet të mendojnë për lëshime të ndërsjelltë. Sado të dhimbshëm të mund të jenë këta lëshime nuk duhet harruar diçka shumë e rëndësishme – Kosova dhe Serbia duhet të mendojnë për të shkëmbyer të sotmen e marrëdhënieve të tyre të acaruara me të ardhmen e tyre paqësore, të sigurtë dhe bashkëpunuese. Brezat e ardhshëm njerëzore nuk duhen lënë të mbeten peng i disa pak mendësive penguese të sotme të cilat është bërë e zakonshme që sot të fshihen nën maska ultrapatriotike.
Megjithë pamundësinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi dhe pamvarësisht trysnisë pozitive amerikane për këtë, është folur shumë për shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes, aq shumë sa kjo temë është shndërruar në vijë ndarëse të “patriotëve” dhe “tradhëtarëve” të hamendësuar në Kosovë dhe në Shqipëri. Përvoja e marrëdhënieve ndërkombëtare ka treguar se marrëveshjet e frymëzuara nga mendësi të hapura dhe logjika e lëshimeve të ndërsjellta janë arritur shpejt duke e menduar edhe kursimin e kohës në dobi të palëve, kurse mendësitë e ngurtësuara i kanë zvarritur marrëveshjet duke ua kthyer marrëdhëniet shteteve në pranga penguese të zhvillimit. Le të mos i harrojmë humbjet e të dy vendeve në dy vjetët e ndërprerjes së dialogut Kosovë-Serbi! Unë mendoj se është në interesin e shqiptarëve dhe të serbëve arritja e një marrëveshjeje sa më të shpejtë përfundimtare ndërmjet tyre. Natyrisht, pa asnjë detyrim, por vetëm me mirëkuptimin e plotë të të dyja palëve.
E gjej tejet të vështirë të flas më konkretisht edhe më tej mbi çka mund të arrihet në Washington DC, në 27 qershor, por sigurisht, ai do të jetë një hap përpara në drejtimin e duhur. Le të shpresojmë se do të ketë më shumë sesa kaq!
Duke e përfunduar këtë përpjekje-analizë do të guxoja të them se ajo çka do të ndodhë dhe do të arrihet në Washington do të ndikojë fort edhe përtej kornizave konkrete të problemit Kosovë-Serbi duke formësuar ecurinë e ardhëshme të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zgjidhjen e problemeve të ngjashëm të hapësirës gjeopolitike euroaziatike të cilët u kanë krijuar vështirësi sfiduese atyre marrëdhënieve.

Mund t'ju interesojë

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Para 14 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 15 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 15 orësh

Dr. Arian Starova

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Arian StarovaKosovemarrëveshjeserbishbashqiperi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 5 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 9 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 11 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.