Arrestimi i Gjuriç/ Vuçiç njofton Putinin

Pas arrestimit të sotëm nga forcat speciale të Kosovës të shefit serb të zyrës së Kosovës Marko Gjuriç, mediat serbe e kanë cilësuar  këtë akt si një provokim të rëndë, ndërkohë që presidenti Aleksandar Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.

Por sipas agjencisë serbe të lajmeve, B92, Vuçiç ka telefonuar më herët Presidentin rus, Vladimir Putin, e pasi ka biseduar me të ka telefonuar edhe shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ndërkohë që Presidenti i Kosovës, raportohet të ketë bërë thirrje për qetësi, ndërsa ka theksuar se ky rast nuk mund të cenojë dialogun e ngritur mes dy vendeve. Gjithashtu Thaçi ka theksuar se autoritetet e Kosovës kanë vepruar konform çdo rregulli.

SHKARKO APP