Arrestohet drejtuesja e një shoqate fetare, bëri thirrje për hakmarrje ndaj SHBA pas vrasjes së Soleimanit

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Ikballe Berisha (Huduti), e cila ditët bëri thirrje për hakmarrje ndaj SHBA dhe Izraelit, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimanit.

Arrestimi i saj është konfirmuar për mediat nga Kosovë nga Policia e Kosovës. “Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, ka deklaruar policia e Kosovës për mediat në Prishtinë.

Ikballe Berisha (Huduti) është themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë. Pas vrasjes së gjeneralit iranian, ajo ka bërë thirrje në rrjetet sociale për hakmarrje kundër SHBA.

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por të vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbyt terë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”, ka deklaruar ajo në një nga postimet në rrjetet sociale.

SHKARKO APP