Arrestohet ”prokurori”, kërcënoi me jetë Pacollin dhe fëmijët e tij

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një person që ka kërcënuar dhe ka kërkuar para nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli. Lajmin e ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës”, ka shkruar Murseli.

Sipas tij, ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të Pacolli. “E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimet e bëra”, ka shkruar Murseli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?