Avdullah Hoti urim për Kurban Bajram: Festoni në shtëpitë tuaja, i ndihmojmë heronjtë e vijës së parë të frontit ndaj COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë për Kurban Bajram. Ai shpreson që e ardhmja t’I gjejë pa COVID-19.

Hoti ndërkohë i bën apel besimtarëve që të festojnë në shtëpitë e tyre pasi me këtë gjest dhe akt ndihmojnë heronjtë e vijës së parë të frontit në spitale ndaj COVID-19.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar besimtarë,

Swiss Digital Mobile Reklama

Me fat Kurban Bajrami. Uroj dhe lutem që të keni shëndet të mirë ju dhe familjet tuaja. Dua të besoj se festat e ardhshme do t’i presim në një situatë krejt normale, pa pandemi, me gëzime e me sfidat e zakonshme që ka jeta.

Sot festoni në shtëpitë tuaja dhe lutuni për familjarët, miqtë, vendin dhe mbarë njerëzimin.

Duke qëndruar në shtëpi i ndihmojmë heronjtë e vijës së parë të frontit – stafin tonë shëndetësorë, të cilët po përballen me këtë pandemi për gjashtë muaj pa pushim. Edhe sot në këtë ditë feste, ata janë duke u kujdesur për qytetarët në nevojë.

T’i respektojmë masat sot, që të festojmë përjetë e mot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?