FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avioni i shefit të CIA, mbërrin në Prishtinë

Këtë të enjte, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ambasada amerikane në Prishtinë nuk i është përgjigjur pyetjes nëse Burns po viziton Kosovën. Përgjigje për Radion Evropa e Lirë për këtë çështje nuk dhanë as nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ekipi i Radios Evropa e Lirë mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.

Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?