Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:11 1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara Juventusi shmangu një tjetër humbje në Europa League, por barazimi nuk mjafton për të larguar dyshimet mbi skuadrën e Luciano Spallettit. Woltemade ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

Aktualitet E martë, 22 Korrik 2025 19:26
Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me mbrojtjen që është ankuar se nuk ka kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastin dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar që ka kërkuar më shumë detaje për dëshmitarët që do të paraqiten. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përveç Krasniqit, që ndoqi seancën përmes video-lidhjes, ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të pranishëm në gjykatë. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, u ankua se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën prej 10 javësh që mbrojtja të përgatisë çështjen e saj, duke thënë se më 25 gusht mbrojtja duhet të nisë rastin. “Gjykata ka ulur kohën për përgatitjen e mbrojtjes nga 10 javë në 2 javë”, tha ai duke shtuar se ky afat është barrë e madhe për ekipin e tij. Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kjo është kohë e mjaftueshme për mbrojtjen. Ndërkaq, trupi gjykues tha se mbrojtja në tetor të vitit të kaluar ishte pyetur se sa kohë i duhet për rastin, dhe ajo kishte deklaruar se i duhen 4-6 javë.

Mund t'ju interesojë

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 11 minutash
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 11 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 11 orësh

Mbrojtja e Thaçit tha se problemi i paraqitjes së dëshmitarëve më 25 gusht ka të bëjë me autorizimet që kërkohen për dëshmitarë, sipas rregullit 107. Ky rregull ka të bëjë me zbulimin e identitetit të dëshmitarit apo informacionit të ndjeshëm. Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit, sipas trupit gjykues, një ditë më parë kanë dorëzuar një listë dëshmitarësh dhe materialesh që synojnë të përdorin gjatë çështjes. Megjithatë, ZPS-ja tha se nga lista e dëshmitarëve, vetëm tre prej tyre janë të identifikuar. Trupi gjykues pyeti disa herë mbrojtjen pse tani po deklaron se nuk është gati t’i paraqesë këta dëshmitarë, pasi në të kaluarën ka publikuar edhe një listë dëshmitarësh. Mishetiq e cilësoi si praktikë të gabuar nxjerrjen e një liste dëshmitarësh, teksa shtoi se tani duhet të ndiqen hapat dhe të merren autorizimet e duhura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjykata pyeti avokatin e Krasniqit, Aidan Ellis, nëse ekipi i tij është gati të nisë paraqitjen e dëshmitarëve më 25 gusht në mënyrë që ekipi i Thaçit të përgatitet, por ai tha që nuk është gati. Trupi gjykues pyeti se sa dëshmitarë planifikon mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit të thërrasë. Mbrojtja e Thaçit tha se 12 dëshmitarë planifikon t’i ftojë, 11 prej të cilëve synojnë të japin dëshminë në gjykatë dhe një përmes dëshmisë me shkrim. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit tha se synon të thërrasë pesë dëshmitarë. Mbrojtja e Thaçit u shpreh se vetëm për një dëshmitar ka nevojë për masa mbrojtëse.

“Duam mbrojtjen e identitetit të tyre deri në dhënien e dëshmisë së tyre”, tha Mishetiq sa i përket dëshmitarëve. ZPS-ja u ankua se mbrojtja nuk po jep renditjen e dëshmitarëve që do të paraqiten në Hagë, në mënyrë që të përgatitet për ta, por Mishetiq tha se renditja do të jepet tre javë – ashtu siç edhe lejohet në bazë të rregullave të gjykatës. Mbrojtja e Thaçit tha se janë afër 30 dokumente që planifikon t’i paraqesë e për të cilat kërkohet autorizimi, që ka të bëjë me informacione të marra në mënyrë konfidenciale dhe burimi i të cilave mbrohet. Materiale të tilla mbrojtja e Krasniqit tha se ka pesë sosh.

Në fund të seancës, trupi gjykues tha se do të vendosë për kërkesën e mbrojtjes që të nisë me paraqitjen e dëshmitarëve më 15 shtator. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale. ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. /REL/

Etiketat e lidhura

Hagethaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 6 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 8 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 11 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 18 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.