Avokati i Gotovinës: Duhet të japë dorëheqje Prokurori e jo Thaçi

Diplomati dhe ish-kryeministri suedez ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale Hagës. Megjithatë me një qëndrim të tillë të suedezit ka pasur shumë mospajtime.
Avokati i njohur, Luka Misetic, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, ka reaguar për qëndrimet e diplomatit suedez Carl Bildt, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pas publikimit të propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Misetic ka thënë për gazetën “Bildt” se ai që duhet të japë dorëheqje është prokurori, i cili ka vepruar në mënyrë të paligjshme.
Sipas tij aktakuza e propozuar ndaj Thaçit nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. “Aktakuza e propozuar ndaj Thaçit ende nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. Carl Bildt shkruan se Thaçi duhet të japë dorëheqjen edhe nëse gjyqtari kundërshton aktakuzën. Por z.Bildt, është prokurori ai që do të duhej të jepte dorëheqjen për mënyrën e paligjshme që ka vepruar. Jo Thaçi.”, ka shkruar avokati i njohur Misetic.

SHKARKO APP