Avokati: Turp që Thaçit ju vunë prangat. Akuzat u ngritën për Shtëpinë e Verdhë, përse i keni hequr pretendimet?

David Hooper, avokati i Hashim Thaçit në Hagë, gjatë seancës së parë pyeti trupin gjykues se ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë. Ai ka thënë se në këto pretendime jo që është njollë për Kosovën dhe kosovarët, por sipas tij, nga ai pretendim i krijua Gjykata Speciale.

Hooper ka thënë se në Gjykatën Speciale nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. “Dua të bëjë të qartë se ai e kundërshton të gjithë narrativen e paraqitur nga prokuroria. Ne jemi në dijeni që prokuroria ka deklaruar që qe në qershor i është dorëzuar një aktakuzë, megjithëse është e çuditshme. Aktakuza është e paredaktuar dhe është e pakuptueshme. Kur e shikojmë aktakuzën themi ku janë akuzat për vjedhjen e organeve dhe shtëpinë e verdhë sepse ky ishte pretendimi”, ka thënë ai. Hooper ka thënë se ka përmbledhje të incidenteve që janë gjykuar në gjykatat në Kosovë dhe gjykatën e ish-Jugosllavisë.

Avokati David Hooper ka thënë se do të kërkojnë lirim të përkohshëm për ish-presidentin  Hashim Thaçi. Ai tutje ka shtuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme. “Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai. “Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që çoi vendin drejt pavarësisë”, ka thënë Hooper duke e cituar Bob Dole.

Hooper kundërshton sjelljen me pranga të Thaçit, gjykatësi thotë se s’ka trajtim të veçantë për të Hooper ka thënë se është habitur kur e ka parë Thaçin të sillet në dhomën e gjykimit me pranga në duar. Ai ka thënë se kjo është për të ardhur turp.  Hooper ka thënë “nuk jeni organ ndëshkimi, nuk besoj se jeni kështu, shpresoj të jetë kështu, e të mos uleni integritetin e personit deri në at pikë”. Ndërkaq gjykatësi i procedurës paraprake ka thënë se nuk ka trajtim të posaçëm për Thaçin sa i përket prangave. “Sa i takon prangave, nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj, është procedurë që aplikojmë për çdo person që vjen në sallën e gjyqit”, ka thënë ai.

https://arkiva.kohajone.com/seanca-ne-hage-hashim-thaci-i-degjova-akuzat-dhe-i-hedh-poshte-te-gjitha-video-live/

SHKARKO APP