Balla uron Hotin: Punë të mbarë Qeverisë së Re në rrugëtimin e përbashkët me Shqipërinë drejt BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Kryeministrin e ri të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS-së, Balla i ka uruar punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah me Shqipërinë drejt BE.

Sipas Ballës, duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Urimet më të sinqerta @Avdullah Hoti dhe Lidhjes Demokratike @IsaMustafaKS Punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah ?????? në rrugën e integrimeve evropiane. Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit???

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?