FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barrikadat, Kurti: Nuk do të tolerojmë pafundësisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk mund të tolerojnë pafundësisht barrikadat e vendosura në Veri.

Gjatë një konference për mediat në Prishtinë, Kurti u shpreh se KFOR-i ka kërkuar kohë për heqjen e barrikadave, por taanimë janë bërë dy javë që kur u vendosën.

Kurti nënvizoi se vlerë kryesore e misionit të KFOR-it është liria e lëvizjes që aktualisht po mungon në veriun e vendit. Sipas tij, këto barrikada nuk janë civile, por aty ka njerëz të armatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur, të cilët janë të pozicionuar në atë mënyrë që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e uniformuar dhe të armatosur që të shtijë mbi automjetet që vijnë se sa të mos lejojnë tejkalimin e automjeteve në anën tjetër të barrikadës. Me fjalë të tjera, nuk janë barrikada civile dhe KFOR ka kërkuar kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne e kemi dhënë atë kohë dhe meqë sonte është Krishtlindja ne duhet ta kemi shumë shpejtë pas Krishtlindjes një takim me komandantin e KFOR-it, unë si kryeministër, e në të cilën të sqarojmë gjithçka. Por, nuk mund të tolerohet pafundësisht dhe u bënë dy javë e ne nuk mund të lejojmë që edhe javë e javë të tjera të na kalojnë e të mos kemi lirinë e lëvizjes. Pra, nga ai takim i cili ne presim që ta kemi me komandantin e KFOR-it menjëherë pas Krishtlindjes besoj do të sqarohet gjithçka dhe do t’ju japim përgjigje”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?