FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barrikadat në veri, Kurti: Kemi prova, njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë informacione në lidhje me barrikadat që u ngritën në veri të vendit.

Ai u shpreh se të gjithë ata që qëndruan në barrikada u sollën me autobus nga Serbia. Kurti shton se ndër ta kishte persona të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës.

Kryeministri tha se çdo gjë është e dokumentuar me foto dhe video të cilat janë dërguar në prokurori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për median hollandeze NRC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shtuar se nuk mund t’i publikojë këto prova meqë “pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?