Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer flet për Zërin e Amerikës: Inkurajues!

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është inkurajues.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur se si e shikon ai bashkëpunimin rajonal në luftë kundër Covid-19, para së gjithash të Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se Kosova tashmë i ka shfuqizuar taksat, Palmer është përgjigjur:

‘Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtetë inkurajues. Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë. Tregëtia është rritur, ekziston bashkëpunimi në shëndetësi. Besoj që Kosova dhe Serbia, të dyja, janë sistemin e “korridorit të gjelbër”. Në të vërtetë, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndomor janë në korridore të gjelbra (në kuadër të Marrëveshjes CEFTA), i cili do të duhej ta lehtësojë dhe përshpejtojë shkëmbimin e ushqimit dhe barërave në këtë krizë. Kështu që është inkurajuese të shihet se si Kosova dhe Serbia po gjejnë pikat e përbashkëta dhe bashkëpunimin për ta tejkaluar kërcënimin e përbashkët’, ka thënë Matthew Palmer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?