Baton Haxhiu humb bastin: Mbyll televizionin nëse Kadri Veseli humb zgjedhjet
Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, të dala brenda 24 orësh sollën kalimin e partive pozitare në opozitë.
E tillë është edhe humbja e PDK-së, e drejtuar nga Kadri Veseli, për të cilën gazetari dhe analisti i njohur Baton Haxhiu vuri publikisht një bast në media se do të mbyllte televizionin Klan Kosova në raste se ai nuk fiton.
Në fakt, Veseli humbi dhe e pranoi një rezultat të tillë duke përshëndetur zgjedhjen e re të votuesve në Kosovë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se Haxhiu ka frikë se tani ka mbetur pa sponsorë besnikë, pasi Gjykata Speciale do të nisë të mbledhë të akuzuarit për krime lufte.