BE e ka marrë “peng” Kosovën, Rama: Një loje shahu, e turpshme

Në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama komentoi edhe çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në vendet e BE.

Për këtë çështje, Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën, ku bëri një krahasim me lojën e shahut, duke thënë se një nga figurat ka bllokuar lëvizjen e një ushtari.

“BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtarë ta mbajë peng. Për këtë, shtetasit e Kosovës nuk lëvizin të lirë në BE. Kjo është e turpshme, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?