BE nuk e njeh “mini Shengenin” e Serbisë

Nga Shaban Murati –

Në 10 nëntor 2020 në Sofie të Bullgarisë u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor. As në konkluzionet përfundimtare të samitit, as në fjalën e mbajtur në samit nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, as në fjalën e mbajtur nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe nënpresident i Komisionit Europian Josep Borrel, as në fjalën e Komisionerit të BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe në asnjë dokument zyrtar të BE, nuk u përmend asgjëkundi dhe asnjëherë fjala “mini Shengen ballkanik”. Samiti elaboroi dinamikën e integrimit europian dhe rajonal të Ballkanit Perëndimor në suazën e “Procesit të Berlinit”, të iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel në vitin 2014, që integrimin europian dhe rajonal të Ballkanit Perëndimor do ta drejtojë Brukseli.
Kemi një provë të re madhore zyrtare se BE e nuk e njeh dhe e injoron projektin “mini Shengen” të Serbisë, sepse BE synon ta integrojë Ballkanin Perëndimor në BE dhe jo në një “Jugosllavi të Re”, të dominuar nga Serbia. Kjo provë e re zyrtare e BE e mospërfilljes së projektit serb të “mini Shengenit ballkanik” u demonstrua në samit para syve të drejtuesve të pranishëm të qeverive dhe të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perendimor, dhe duhet t’u shërbejë atyre si ilaç për t’u shëruar trullosjen e rrezikshme nga hashashi politik serb i “mini Shengenit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?