Behgjet Pacolli: Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare

Nga Behgjet Pacolli-

Po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë është kthyer në  luftë të brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura.

Institucionet tona kanë nevojë për  llogaridhënie, për më transparencë, pa arrogancë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te gjyqësori ka pretendime ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër institucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova nuk e meriton këtë ngecje. Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare. Nuk ka kohë për ego personale apo për gjuhë përçarëse.

Sot, më shumë se kurrë, na duhet një veprim politik i dikujt që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi. Sepse vetëm atëherë mund të flasim për të ardhmen!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?