Berat Buzhala: Çfarë gjykate e Kosovës është kjo?

Nga Berat Buzhala-
A mund të jetë prokuror i Kosovës ai prokuror që kur flet për luften e Kosovës, forcat serbe në Kosovë i trajton si forca normale ndërluftuese?

A mund të jetë prokuror i Kosovës ai prokuror që masakrat e Prekazit dhe të Reçakut i konsideron vetëm si sulme të forcave serbe? E që pastaj për ta korruptuar një pjesë të publikut në Kosoves kohe pas kohe i permend edhe vrasjet e “antareve dhe simpatizanteve te LDK’se”.
Per momentin prokuroria në Hagë eshte shumë me shume prokurori e Serbise se sa prokurori e pavarur nderkombetare, kurse nuk eshte as per se afermi prokurori e Kosoves. Se eshte keshtu dhe se do te jete keshtu do ta shohim ne rruge e siper. Do te bindemi kur do te na shfaqen vetem si X’a ose si Y’na te gjithe ata deshmitare te pergatitur dhe te trajnuar nga mjeshtri i propagandes Drecun.
Ky institucion kishte nisur si krejt dicka tjeter dhe perfundoi si komplet dicka tjeter. Perfundoi si nje lloj Frankenshtajni i drejtesise, qe ironikisht i koordinon veprimet veç me opresorin tone, ne kete rast Serbine, qe sigurisht, kunder nesh kane me shume fakte. Kunder secilit prej nesh. Serbia ka fakte kunder 2 milionë banorëve të Kosovës.
Nuk eshte gjykatë e jona ajo qe ne sallat e saj i ka injoruar te gjitha simbolet e Kosoves. Ajo thjesht dhe vetem e ka marre mandatin ketu tek ne dhe eshte zhvendosur dikund tjeter.
Ideja finale e ketij procesi eshte qe Shtabi i Pergjithshem i UCK’se te gjendet fajtor per krime te luftes qe ne fund fare te kontestohet edhe nderhyrja e NATO’se ne Kosove. Nese Shtabi i Pergjithshem ka kryer krime te luftes, nese ai shtab ka kryer krime te luftes mu ne kohen kur NATO po e bombardonte Serbine, atehere cfare nderhyrje paska qene kjo e NATO’se, e cila kishte ardhur saktesisht si rrjedhoje e luftes.
JO NË EMRIN TONË.

SHKARKO APP