Berat Buzhala: Kosova ka për ta paguar shtrenjtë tërheqjen zvarrë të Gjuriç
Gazetari Berat Buzhala shprehet se tërheqja zvarrë e zyrtarit serb, Marko Gjuriç dje në Prishtinë është një spektakël i orkestruar nga Hashim Thaçi.
Në një shënim në Facebook, Buzhala thotë se një shtet nuk duhet të veprojë me emicione, por me ligje.
Postimi i plotë i Berat Buzhalës:
“N’qito momentet e ekzaltimeve turbo-patriotike hic nuk di me u gjete. Le te shkon dalldia deri ne fund, ama shtrenjte kemi me e pagu kete sfilaten e terheqjes zvarre te Gjuriqit neper rrugen Luan Haradinaj.
T’zezes te bardhe nuk e kam ndermend me i thane per nje grusht llajka. Ai spektakel ne rruge dje ka qene bizare. Ate e ka orkestru Presidenti i Republikes, SHTZ Hashim Thaci, per qellime te ulta politike.
Shteti nuk ben veprime hakmarrese nga pasioni. Drejtesine, hakmarrjen, nuk duhet me ia lane ne dore djemve te njesive speciale. Kosova ne asnje rrethane nuk duhet me e imitu regjimin kriminal te Milloshevicit, e sa per ate pune as regjimin e Vucicit.
Nuk ka kurrgjo ma te turpshme se sa kur nje shtet, e bashke me te edhe tifozet ne rruge, se sa kur kundershtarin, ose armikun, e linçon duke e terhequr zvarre. Shteti nuk ka emocione. Shteti nuk leshohet ne emocione. Shteti e ka ligjin emocion. Ne ligj nuk thote qe armikun duhesh me e turpnu, as me bo sfilata ne rruge duke e mbajtur te lidhur. JO. Ligji eshte i ftohte. E shoqerin ne polici. E shoqeron ne kufi.
Vec njerezit dinak si Thaci, vec shtetet me deficit te rendit dhe ligjit leshohen ne avantura te tilla, duke i ushqyer impulset me te ulta te te qytetareve.
Pamjet kur njeriu i lidhur rrahet, i hiqet koka, lincohet, kurse publiku e duartroket, kemi pa vec ne Lindje te Mesme. Kuptohet i kemi pa edhe nen regjimin e Milloshevicit.
Prandaj, ato skena ishin te panevojshme”.