Berisha: Në Kuvendin e Kosovës ndodhet një nga Lista Serbe, i akuzuar për vrasjen e 26 djemve në Mitrovicë

I ftuar në RTV Ora, diplomati Mal Berisha, tha se Në sallën e parlamentit të Kosovës ndodhet një emër nga Lista Serbe, i cili është mbajtur një vit e gjysmë në burg për vrasjen e 26 djemve në Mitrovicë.

Ai u shpreh se uron që Thaçi të dalë i pafajshëm që të mos implikojë veten dhe UÇK-në.

Mal Berisha: Uroj që Thaçi të dalë i pafajshëm që të mos implikojë veten dhe UÇK-në. Në psikologjinë e tij personale, duhet të kishte diçka nga vetëdija e tij në lidhje me dhënien e dorëheqjen. Nëse e di që është i pafajshëm, ka shkuar si president, por nëse e di se nuk është atëherë duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sallën e parlamentit të Kosovës ndodhet një emër nga Lista Serbe, i cili është mbajtur një vit e gjysmë në burg për vrasjen e 26 djemve në Mitrovicë dhe është liruar se nuk u vërtetua pjesërisht pjesëmarrja e tij, edhe pse e di gjithë Mitrovica që e ka bërë. Pra, u ngrit një gjykatë ad hoc për të gjykuar krimet e luftës nga ata që nuk kishin rrugë tjetër, veçse të kapnin armët të luftonin për popullin e vet ose të shtrinin qafën dhe sot Kosova do të ishte e shpopulluar dhe i terrorizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha shtoi duke thënë se nuk mund të barazohet viktima me agresorin dhe, viktima të gjykohet para agresorit.

Mal Berisha: Të barazosh viktimën dhe agresorin, e të gjykosh viktimën para agresorit, nuk është drejtësi. Unë nuk mund të them se Thaçi është i pafajshëm, por them që nuk është bërë drejtësi ndaj aty që janë adresuar kundër popullit tonë.

Bashkëpunimi me armikun e shqiptarëve, Aleksandër Vuçiç dhe ndërrimi i territoreve mund ta ketë çuar Thaçin këtu ku është sot. Aventura për ndërrimin e kufijve dhe për një gjasmë marrëveshje që do ta zgjidhje një herë e përgjithmonë çështjen shqiptaro-serbe, duke disbalancuar forcat që janë të interesuar për këtë çështje.

Berisha përfundoi duke thënë se klasa politike në Kosovë duhet t’i lërë mënjanë ambiciet dhe të bashkëpunojë.

Mal Berisha: Sot shqiptarët janë të sfiduar nga historia. Përçarja politike e udhëheqësve të Kosovës është një element që do ta stopojë historinë e këtij vendi. Duhen lënë mënjanë ambiciet politike dhe duhet bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?