Burri derdhi 15 plumba mbi të shoqen… këto janë katër vrasjet e bujshme që tronditën Prizrenin

Katër vrasje të rënda ndodhën vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit. E para ishte vrasja e Armenda Aliu Velija, që tronditi Prizrenin. Gruaja 48 vjeçare u vra nga arma e zjarrit me 15 plumba nga bashkëshorti i saj, Bajram Velija.

Çifti Velija morën rrugë nga Zvicra për në Prizren, gjatë muajit korrik. Një zënkë e ashpër përfundoi me tragjedi. Kjo vrasje llogaritet më e rënda që ndodhi vitin e kaluar në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, tregon se vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit janë shënuar katër vrasje. Dy vrasje në Prizren, kurse dy të tjera në Suharekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja e dytë në Prizren, pati ndodhur me një foshnje. Një nënë ishte arrestuar për mbytjen e foshnjës së saj. Dy vrasje, vitin e kaluar, patën tronditur edhe Suharekën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës vrau punëtorin në kazino. Vrasja tjetër brenda 24 orëve ndodhi në fshatin Studençan. Vëllai vrau vëllain, për çështje pronësore.

“Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e këtyre vrasjave”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”. Sipas tij, me përjashtim të këtyre vrasjeve, situata e sigurisë në regjionin e Prizrenit ka qenë e qetë.

“Viti 2019-të për këtë regjion, ka qenë më i suksesshmi gjatë 10 fiteve të fundit “, tha ai. Ai tha se gjatë këtij viti janë konfiskuar 160 armë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?