Buzhala: Gjatë takimit është diskutuar edhe njohja, marrëveshja jo vetëm ekonomike

Gazetari Berat Buzhala, i cili ndodhet në SHBA për të ndjekur takimin mes Kosovës dhe Serbisë thotë se dy delegacionet kanë diskutuar edhe për njohjen reciproke, veç çështjeve ekonomike. “Të dhënat tona janë se pala amerikane i ka ulur pritshmëritë gjatë gjithë takimit. Burimet tona tregojnë se ka mundësi për një progres përtej një marrëveshje ekonomike”, ka thënë ai.

“Gjatë takimit është diskutuar edhe për njohjen e Kosovës. Nesër me gjasë do të nënshkruhet marrëveshja, jo veç ekonomike”, shtoi ai.

Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të enjten po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

SHKARKO APP