Cakaj kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë? Vjen reagimi i parë nga PDK

Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqjen nga pozicioni i ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri. Pas dorëheqjes, në Kosovë u ngritën aludimet se Cakaj mund t’i bashkohet listës zgjedhore së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i cili ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare për sa i përket kësaj çështje, por që derën e ka të hapur.

“Të them të drejtën janë të mirëseardhur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë derën e hapur në PDK. Mendoj që edhe përgjigja e tij ishte konkrete. Është i mirëseardhur çdo qytetar, por mbetet zotëri Cakaj që të mendoj vetë se a dëshiron që ti bashkohet politikës apo të fokusohet tek familja e vet, apo plane të tjera. Ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Nuk ka konfirmim konkret. Po flas në kuptimin zyrtar të PDK-së”, tha Hoxha në një emision në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?