Cakaj: Nuk ka forcë në botë që të rishkruajë historinë e të njollosë UÇK-në

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit duke shprehur bindjen e plotë në pafajësinë e tyre. Nga ana tjetër, Cakaj thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë. UÇK-ja, nënvizon ai, është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare.

“Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të Ushtrisë Çlirimtare Të Kosovës! Atë që mund ta mbulojë mjegulla e politikës ditore, nuk mund ta fshehë askush nga historia: krenar me punën e tyre për çlirimin e Kosovës e ndërtimin e saj”.

Për më tepër, Cakaj shpreh mirënjohjen e krenarinë për çdo pjestar të UÇK-së, për shërbimin ndaj vendit dhe qëndrimit në faqen e bardhë të historisë. ”Mbase në botë mund të ndodhin shumë çudira, por nuk ka asnjë forcë mbi rruzullin tokësor që mund ta rishkruajë historinë, njollosë UÇK-në, a tjetërsojë përpjekjen e popullit shqiptar për drejtësi dhe çlirim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?