Çfarë po ndodh në Kosovë? Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa më herët janë raportuar të prekur dhe të tjerë zyrtarë të lartë në Kosovë.

Deri më tani Veseli nuk ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv, ndërsa të heshtur gjatë të enjtes kanë qenë edhe në zyrën për media të pyetur nga Express.

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës për këtë temë. Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike ndërkaq ka thënë shkurtimisht se nuk ka informacione për këtë temë. Më herët kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa si dhe Jakup Krasniqi.

Në një prononcim për mediat në Kosovë Krasniqi është shprehur paraditen e sotme se gjendja e tij shëndetsore është e qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpinë e tij.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi. Në Kosovë janë infektuar shumë zyrtarë të lartë dhe deputetë nga pandemia e Covid 19.

Kosova është një nga vendet e rajonit më të prekur kur vetëm në 24 orët e fundit ka regjistrua 241 raste të reja.

SHKARKO APP